Njerëzit më të fuqishëm në botë

15/12/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të mbetet njeriu më i fuqishëm në botë, duke kryesuar listën e revistës “Forbes”, pas një viti dominance në çështjet e jashtme, e pasi shpërfilli Shtetet e Bashkuara e presidentin në largim Barack Obama.

Në fakt, ky i fundit ka rënë në vendin e 48 të listës. Ndërkohë, pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është ngjitur nga vendi i 72-të që ishte vitin e kaluar në të dytin, duke premtuar të jetë një sfidues i denjë për Putinin gjatë 12 muajve në vazhdim.

Presidenti kinez Xi Jinping renditet i 4-ti, i ndjekur nga Papa Françesku. 2016-ta është konsideruar si katastrofike për “Facebook” me një sërë gafash në marrëdhëniet me publikun, por kjo nuk e ka ndaluar themeluesin e rrjetit social Mark Zukerberg të kalojë nga vendi i 16 në të 10-tin.

Lista e plote e publikuar në uebsajtin e “Forbes” tregon gjithashtu zbritjen në klasifikim të emrave të mëdhenj, përfshirë presidentin francez Hollande dhe ish-kryeministrin David Cameron, që dha dorëheqjen pas humbjes në referendum.

Ndërkohë, mes emrave të rinj që i shtohen listës janë pasuesja e Cameron-it, Theresa May dhe presidenti polemizues i Filipineve Rodrigo Duterte.

FOTO GALERI
1/13
Presidenti rus Vladimir Putin është personi më i fuqishëm në botë për momentin, në bazë të renditjes së fundit nga Forbes.

Top Channel