5 vjeçari që “fitoi” britanikët

15/12/2016 00:00

Është vetëm 5 vjeç, por ka arritur të fitojë zemrën e të gjithë Britanisë së Madhe me historinë e tij.

Bëhet fjalë për vogëlushin Bradley Lowery, i cili shumë herët ka nisur një betejë me një lloj të rrallë të sëmundjes së kancerit që po ia shkurton jetën pak nga pak.

Një dramë që ai nuk e shfaqi aspak në prag të sfidës mes Sunderland dhe Chelsea ku u takua me Defo dhe Diego Costa-n, për të hyrë më pas në fushën e lojës e të shënojë një 11 metërsh përballë portierit të Chelsea-t, Asmir Begoviç. Më pas, detyra e 5-vjeçarit ishte të drejtonte skuadrën jashtë tunelit të stadiumit përpara fillimit të sfidës duke marrë edhe duartrokitjet e të gjithë të tifozëve që ishin të pranishëm në “Stadiumin e Dritave”.

Bradley Lowery e kishte ëndërr të shënonte një gol për Sunderlend-in dhe klubi nuk ngurroi që këtë ëndërr t’ia kthente në realitet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel