Vështirësitë e familjeve që jetojnë buzë përroit

15/12/2016 00:00

Sasia e ujërave dhe gurëve që përrenjtë malorë përcjellin në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokastrës janë kthyer nw një shqetësim tw përhershëm për banorët që jetojnë pranë luginës së Drinos.

Bashkia e qytetit po kryen ndërhyrje të pjesshme në përroin që depoziton prurje në lagjen “Zinxhira”.“Eleminohet një pjesë e ndotjes pasi shtrati i përroit sistemohet, por duhet edhe sensibilizim nga banorët që të mos i hedhin mbeturinat në përrua, por në kazanët që ka vendosur bashkia”, thotë inxhinieri Donald Hasani.

Por banorët thonë se ndërhyrja nuk është e mjaftueshme për të larguar rrezikun e daljes së ujërave që sjellin me vete sasi të mëdha mbetjesh plastike.

Familjet e vendosura pranë rrjedhës fundore të përroit janë banorë që migruan vite më parë nga Elbasani e Fieri për t’u punësuar kryesisht në ndërtim dhe banorë të komunitetit rom.

Ata thonë se situata me vërshimin e ujërave dhe plehrave ka qenë e pandryshuar prej vitesh.

Top Channel