Marrëveshja BE-Britani, mund të arrihet pas 10 vjetësh

15/12/2016 00:00

Marrëveshja e tregtisë post-Brexit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Europës mund të dojë edhe 10 vite kohë për t’u realizuar, por prapë ka shumë gjasë që të dështojë, kështu paralajmëroi ambasadori anglez në Bashkimin Europian.

Mesazhin ai e dha në mënyrë të drejtpërdrejtë, por privatisht qeverisë britanike. Ivan Rogers deklaroi se konsensusi me Europën nuk mund të realizohet përpara vitit 2020.

Edhe nëse ndodh sipas Rogers, ajo duhet të marrë aprovimin e të gjithë qeverive të unionit, por ka gjasë që disa prej tyre të jenë zemëruar nga shkëputja e Anglisë dhe të mos e pranojnë marrëveshjen e tregtisë post-Brexit si një shenjë “hakmarrje”.

Kjo nuk është hera e parë që Ivan Rogers paralajmëron një skenar të tillë. Si njeri që udhëhoqi rrugën e David Cameron gjatë periudhës së Brexit, mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, ai e kishte këshilluar ish-kryeministrin se marrëveshja mund të mos i mbijetojë procesit të ratifikimit.

Ndërkohë, sekretari i Brexit, David Davis u tha deputetëve të mërkurën se po punohet fort me hulumtime për planin e funksionimit të Britanisë pas Brexit.

Top Channel