Harry dhe Megan i tij, më në fund bashkë

15/12/2016 00:00

Më në fund Princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar bashkë, dhe fotoja e tyre është lajmi kryesor ekskluziv i tabloidit anglez, “The Sun”.

Në foto çifti duket se po shijon një takim romantik në Londër. Të veshur mjaft thjesht, çifti është kapur teksa kanë parë në teatrin Apollo Peter Pan Goes Wrong.  Pasi morën biletat për performancën, ata kanë shijuar një shëtitje përreth nën dritat e Krishtlindjeve.

Sipas tabloidit britanik, Harry, 32 vjeç dhe Meghan, 35, janë shoqëruar nga një badigard mbretëror.

Top Channel