Strakosha drejt rinovimit me Lazion

15/12/2016 00:00

Është vetëm 21 vjeç, por çdo ditë e më shumë, Thomas Strakosha po kthehet në portierin titullar te Lazio në Itali.

Së fundmi, drejtuesit e bardhekaltërve po shohin edhe mundësinë e rinovimit të kontratës me portierin shqiptar.

Strakosha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në këtë sezon duke treguar formë fantastike në të gjitha ndeshjet që ka zbritur në fushë. Edhe pse ky është sezoni i tij i parë si protagonist në Serinë A, 21-vjeçari ka përcjellë shumë siguri mes shtyllave dhe më të në portë, Lazio ka marrë rezultate më të mira se me Marchettin.

Gjithsesi Strakosha ka një kontratë që i skadon me Lazion në verën e ardhshme dhe për këtë arsye drejtori sportiv Igli Tare po bën gati kontratën e re nga e cila kuqeziu do të përfitojë një pagë disa herë më të lartë se ajo aktuale.

Lazio rrezikon ta humbasë me parametër zero pas 6 muajsh, lojtarin dhe për këtë arsye drejtuesit nuk do të mundohem dy herë për t’i plotësuar të gjitha kërkesat 21-vjeçarit i cili mund të konsiderohet edhe si zbulimi më i bukur i Lazios në këtë sezon.

Top Channel