Mbetjet e Vlorës, financim 20 milionë euro për projektin

15/12/2016 00:00

Banka gjermane “KfW” do të financojë mbi 20 milionë euro për një projekt, i cili synon të zgjidhë gjendjen problematike të mbetjeve në zonën turistike të Vlorës.

“Nëpërmjet të cilave sigurohet kredia në vlerën 12 milionë euro për financimin e investimit, një grant 7.5 milionë euro, si dhe një grant tjetër 1.3 milionë euro për masat shoqëruese në kuadër të programit”, tha Ahmetaj.

Projekti parashikon ndërtimin e një sistemi modern për menaxhimin e mbetjeve, që sipas zv.ambasadores gjermane do të përmirësojë ambientin dhe do të nxisë më shumë turizmin.

“Nevojat për investime janë të jashtëzakonshme. Këtë herë, ne po financojmë zhvillimin e integruar të mbetjeve në rajonin e Vlorës, një projekt i cili mundëson menaxhim modern të mbetjeve, si dhe ndërtimin e një landfilli sanitar”, tha Anke Holstein zv.ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.

“Përveç ndërtimit të landfillit të ri është parashikuar edhe investimi për mbylljen e vendeve ekzistuese të depozitimit në Vlorë dhe Selenicë”, tha më tej Ahmetaj.

“Me KfË-në dhe me qeverinë gjermane kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, ndërsa tashmë po hyjmë në një bashkëpunim të ri tepër të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, në një rajon që e ka problematikë të theksuar këtë, sikurse është Vlora”, tha Sokol Dervishaj.

Sipas qeverisë, ky projekt është pjesë e strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

Top Channel