Beratasi ia shkruan në lumin Osum kërkesën Manjanit

15/12/2016 00:00

Dikush ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i kërkuar ndihmë ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Kërkesa e tij është e thjeshtë, kërkon të hapet një zyrë antikorrupsion në qytetin e tij. Dhe bëhet fjalë për në Berat.

Dikush ka formuar me gurë në shtratin e lumit Osum shprehjen “Ylli Manjani duam zyrë antikorrupsion”. Dhe shkrimi duket se është filmuar nga kalaja e qytetit.

Ka qënë vetë ministri që një foto të shkrimit e ka postuar në faqen e tij në Facebook. Ai shkruan: “Përshëndetje, dikush më ka kërkuar diçka konkrete! “Një zyrë Anti Korrupsion”… E falenderoj për besimin! Jam gati të shkoj në Berat ta dëgjoj! Vetëm duhet ta di si mund ta takoj…”.

Por nuk dihet nëse Manjani e ka bërë postimin për të gjetur autorin e shkrimit, për të dëgjuar kërkesën e tij, apo… një pikënisje që në Berat do të hapet me të vërtetë një zyrë antikorrupsion.

Top Channel