Tiranë, romët protestë para parlamentit: Të harruar nga qeveria

15/12/2016 00:00

Shoqata e romëve ka zhvilluar këtë të enjte një protestë para selisë së Parlamentit, duke kërkuar më shumë vëmendje për këtë kategori.

“Duam jetesë dinjitoze. Na keni harruar. Jemi 35 familje pa shtëpi e pa asgjë. Qeveria të shohë statistikat e sakta”, ka thënë një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe pasqyrojnë siç duhet zërin në buxhet për strehimin e të varfërve dhe romëve.

Top Channel