Korçarët mundin Tiranën, Partizani ndalet në Vlorë

14/12/2016 00:00

Sfida kryesore e javës së 16 në kategorinë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll 2-0 për kampionët në fuqi.

Hamdi Salihi i dha epërsinë e hershme vendasve dhe ky rezultat mbeti i pacënuar deri në 6 minutat e fundit takimit kur Liridon Latifi siguroi 3 pikët në Korçë.

Demat u frenuan në Vlorë 1-1 nga Flamurtari që vuajti disavantazhin me Bathën, por arriti të rikuperojë me Alvesh. Mesfushori i Partizanit realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 13, por vendasin bënë të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e barazimit, të cilin e realizuan me Alvesh në minutën e 65-të.

Fushata e Kukësit për të sjellë titullin e parë kampion në futboll pësoi një ndalesë të detyruar me barazimin 1-1 ndaj Korabit. Skuadrat ishin protagonistet e një 90 minutëshi emocionues që ndau nga një pikë dhe rezervoi dy gola të bukur dhe thuajse identikë. Një aksion nga e majta e sulmit të miqve solli rrjetën e Alush Gavazajt. Avantazhi zgjati vetëm pushimin mes pjesëve pasi Lushtaku me një goditje fluturimthi barazoi në 1-1 për Kukësin.

Ndërkohë në Laç u regjistrua një fitore shprese për vendasit që luftojnë për mbijetesën. Bruno Akuino në fundin e pjesës së parë ndëshkoi Vllazninë në ndeshjen e mbyllur 1-0. Po kaq fitoi edhe Luftëtari ndaj Teutës me golin e Bregut.

Top Channel