Berat, varfëria i “merr jetën” 23-vjeçarit

14/12/2016 00:00

Një 23-vjeçar banues në fshatin Lybeshë të Beratit i ka dhënë fund jetës këtë të mërkurë. Autoritetet lokale njoftojnë se i riu me inicialet J.A është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij nga familjarët.

Nga hetimet paraprake dyshohet që 23-vjeçari të jetë vetëvrarë për shkak se nuk u bënte dot ballë kushteve të rënda ekonomike.

Nga dëshmitë e mbledhura nga fqinjët e tij rezulton se, i riu jetonte në varfëri dhe të vetmin burim të ardhurash kishte punën në pllakat e gurit në malin e Tomorrit.

Gjithashtu, dyshohet se i ndjeri vuante edhe nga depresioni dhe kishte një gjendje të rënduar psikologjike.

Top Channel