Bregu: Të nisë zbatimi i Vetting-ut. Kryedetyrim për integrimin

14/12/2016 00:00

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë thirrje për nisjen sa më parë të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që do të shqyrtojë prokurorët dhe gjykatësit.

“Të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik, të gjejmë rrugën dhe nxitjen për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se shumëkush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë, sepse ne po bëhemi gati të hyjmë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian të mos përdoret dhe keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore.

Është e qartë se Shqipëria ka një kryedetyrim për të zbatuar, ligji i Vetting-ut, plotësimin e 5 prioriteteve të tjera për hapjen e negociatave dhe me rëndësi jetike është shpëtimi i politikës nga bashkëjetesa me krimin.

Pra, zbatimi i dekriminalizimit. Po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afatgjatë për procesin e negociatave të anëtarësismit të Shqipërisë në BE”, deklaroi Bregu.

Top Channel