E kemi parë rrallë herë Elvana Gjatën të publikoj gjeste bamirësie, por këtë herë këngëtarja ka ndarë me 700 mijë ndjekësit e saj një nismë të veçantë të këtij lloji.

Këngëtarja e hitit “Lejla” ka postuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, e cili është një klip sensibilizues për fëmijët e sëmurë të punonjësve të policisë.

Elvana ka kërkuar nga miqtë dhe nga fansat të ndihmojnë këta fëmijë, ndërkohë që ka zbuluar se cilat do të jenë donacionet e saj për këtë çështje.

“Janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të policisë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ata kanë shumë nevojë për ndihmën tonë. Ndihmo dhe ti, bëhu Heroi i tyre për një ditë! Shih e shpërnda këtë klip, të ideuar për të mbështetur familjet e tyre!”, shkruan këngëtarja.

Top Channel