Ngricat sjellin dëme, serrat në Lushnje më të rrezikuarat

14/12/2016 00:00

Ulja e temperaturave ditët e fundit në vendin tonë shkaktojnë probleme në bujqësi. Specialistët thonë se fermerët duhet të marrin masat, pasi jo vetëm përdorimi i farave të paçertifikuara, por dhe mbjellja e ruajtja e produktit ne kushte jo optimale në serra mund të sjellë probleme të mëdha.

“Një pjesë i blejnë fidanet tek prodhuesi ndërsa një pjesë tjetër i përgatisin vetë dhe duhet të marrin masa që të mbajnë ambientet e ngrohta, të mbyllura me plastmas ose me ngrohje. Problem kryesor në të tilla situata është që për perimet që kanë në serra të gjithë proceset teknike duhet të kryhen paradite me qëllim që në darkë këto ambiente të jenë përsëri të mbyllura”, deklaroi Thimitraq Qorri, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë në Lushnje.

Në fshatrat e Lushnjës, fermerët kanë shtuar numrin e mbulesave të plasmasit për të arritur temperaturën konstante, por në rast se kjo nuk mjafton, u vjen në ndihmë ngrohja me gaz.

Ata fermerë që s’kanë mundësi ta mbulojnë serrën me plasmas po shpejtojnë të marrin prodhimet e fundit nga fushat.

Top Channel