Angjeli: Ndaluam krizën. Të industrializojmë Shqipërinë

14/12/2016 00:00

Për Anastas Angjelin, stanjacioni i të ardhurave në raport me vendet e zhvilluara të BE-së ishte i pritshëm, pas ngadalësimit të rritjes ekonomike në vitin 2010.

“Pas kthesës së shënuar në këtë mandat qeverisës, kërkohet dhe jam i sigurtë se vitin e ardhshëm dhe mandatin tjetër ne do të fokusohemi te politikat e zhvillimit, veçanërisht në politikat e reja industriale, që përfshijnë rritjen e investimeve në vend, vendase dhe të huaja, zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit dhe të industrive të biznesit të vogël dhe të mesëm”, tha Angjeli.

Sipas tij, vetëm industrializimi i vendit do të mundësonte një rritje më të shpejtë ekonomike.

“Dhe një zhvillim i qëndrueshëm do të garantonte në të njëjtën kohë një punësim më të madh dhe rritje të të ardhurave për frymë, që do ta zhvendoste vendin tonë mbi gjysmën e vendeve të Bashkimit Europian”.

Top Channel