Një personazh që tërhoqi jo pak vëmendje në tapetin e kuq “The Critics’ Choice Awards” ishte aktorja simpatike Amy Adams.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Darren Le Gallo me të cilin është martuar përpara një viti. Çifti dukej shumë i lumtur dhe nuk mundi të përmbahej duke shkëmbyer një puthje gjatë kohës që po pozonin përpara aparateve.

Aktorja 42-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë që nxirrte në pah format e saj të mrekullueshme.

Amy ishte e nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Arrival”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel