Arbitri merr vendimin e gabuar pasi konsultohet me pamjet filmike

14/12/2016 00:00

Për herë të parë në një ndeshje futbolli është akorduar një penallti pasi arbitri ka riparë në video aksionin e dyshimtë.

Kjo ka ndodhur në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve mes Atletico Nacional dhe Kashima Antlers, të përfunduar me rezultatin 3-0 për japonezët.

Por, përdorimi i pamjeve filmike nuk e shmangu gabimin në vendim. Nishi, lojtarit të cilit iu shkaktua faulli, ishte në pozicion jashtë loje kur nisi aksioni. Gjithsesi, hungarezi Viktor Kassai nuk e pa fare këtë “detaj”.

Berrio pengoi Nishin kur topi ishte ende larg dhe fillimisht arbitri nuk e vuri re këtë faull. Loja vazhdoi për 44 sekonda, deri kur arbitri i videos lajmëroi arbitrin kryesor për ndërhyrjen e gabuar. Pasi e pa edhe një herë aksionin, Kassai akordoi penallti dhe Dei e ktheu atë në gol.

Botërori i Klubeve është kompeticioni i parë zyrtar ku FIFA aplikon video-arbitrimin për rastet e dyshimta.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel