Itali, riatdhesohet shqiptarja me dy të mitur. “Ekspuls” nga Gjermania

14/12/2016 00:00

Policia italiane ka refuzuar në kufirin aeroportual të Perugias një shtetase shqiptare, e cila kishte tentuar të hynte në Itali, edhe pse ishte e privuar nga një gjë e tillë.

E mbërritur nga një fluturim nga Tirana, 22-vjeçarja shqiptare udhëtonte me dy fëmijët e mitur, 3 dhe një vjeç.

Kontrollet kufitare zbuluan në ngarkim të saj një masë papërshtatshmërie për të hyrë në territoret e vendeve të “Schengen”-it të lëshuar nga Gjermania më 27 shtator të këtij viti, teksa ishte riatdhesuar nga ky vend në të kaluarën.

Gruaja është dashur të rikthehet në vendlindje, së bashku me fëmijët e saj me fluturimin e radhës të së njëjtës kompani ajrore.

Top Channel