Jeni alkoolik nëse u thoni “po” këtyre pyetjeve

14/12/2016 00:00

Hapi i parë në programet e rehabilitimit për alkoolistët është të pranoni që keni vullnetin dhe fuqinë për të lënë alkoolin.

Të pranosh se jeta juaj ka ndryshuar tërësisht pa alkool dhe se mund ta kontrolloni vetë ju përdorimin e tij. Dr. Brad McKay ka lisutar në një artikull së fundmi pyetjet që do ju bëjnë të mendoheni.

Jeni kritikuar ndonjëherë për zakonin e pijes? Kjo është pyetja e parë që duhet t’i përgjigjeni. Mund të zemëroheni me atë njeri që ua thotë këtë, por nëse pini fshehtaz që të mos u shohin, duhet të shqetësoheni për këtë gjë.

Jeni shëruar nga një dhimbje koke kur keni pirë? Nëse përgjigja është po, kjo ndodh sepse alkooli shkakton ndryshime të dy llojeve kimike në trurin tonë, thotë profesorseha Anne Lingford-Hughes. Mungesa e këtyre kur nuk pini alkool ju jep dhimbjen e kokës. “Nëse nuk i jepni mundësi trurit të vetërregullohet pa alkool, duhet të mendoheni për varësinë kimike që ju shkakton.

Ndjeheni fajtorë sa herë që pini? Të gjithë kanë thënë “Nuk do pi më”. Por shumë pak e zbatojnë këtë premtim. Nëse dehja ju turpëron dhe humbisni sensin e ndalimit duhet të mendoni pse vazhdoni të pini. Pasi pija ju del nuk mbani mend çfarë ka ndodhur dhe ndjeheni dyfish në faj për këtë.

Keni menduar ndonjëherë ta lini? Nuk është mëkat që ndonjë natë që keni shkuar në party të keni pirë disa gota më shumë. Por nëse kjo ndodh rregullisht atëherë duhet të mendoni pse nuk mund ta ndaloni këtë ves. Nëse arsyeja juaj është “ja të pi dhe një” dhe kthehet në 4-5 gota,duhet të pyesni veten pse ndodh.

Top Channel