Besa përfshihet në atmosferën festive

13/12/2016 00:00

Jemi në prag të festave dhe Besa Kokëdhima ka ripublikuar disa foto nga skenat plot ngjyra të videoklipit të saj në vitin 2014 “Ti je festa ime”, një nga këngët më të bukura shqiptare për festat e fundvitit dhe një nga të preferuarat e publikut gjatë periudhës festive.

Përkrahë fotos këngëtarja ka shkruar “Ti je festa ime rikthehet këtë sezon festiv” duke kujtuar të gjithë fansat e saj se tani është koha më perfekte për të ridëgjuar këngët e saj të bukura për festat e fundvitit.

Ndërkohë Besa ka qenë mjaft e angazhuar me xhirimet e këngës së “The Voice of Albania 6” e cila sapo është publikuar.

Njëkohësisht këngëtarja ka postuar edhe një video pak ditë më parë nga prapaskenat e xhirimeve nën shoqërinë e tre trajnerëve të tjerë, Albanit, Ronës e Xuxit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel