SHBA, akuzat e CIA-s ndaj rusëve nuk mbështeten nga kryespiunët

13/12/2016 00:00

Mbikëqyrësit e komunitetit amerikan të Inteligjencës nuk kanë mbështetur pretendimet e CIA-s, se sulmet kibernetike ruse u bënë për të ndihmuar Donald Trumpin të fitonte zgjedhjet.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”, bazuar në komentet e 3 zyrtarëve amerikanë që kanë preferuar të mbesin anonimë. Sipas “Reuters”, zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e njohur ndryshe me siglën “ODNI”, nuk thotë se CIA gënjen, por nuk mbështet pretendimet e saj, pasi nuk ka prova që Moska donte të ndihmonte Trumpin në kurriz të Hillary Clintonit.

Pozicioni i “ODNI”-t, e cila mbikëqyr 17 agjenci amerikane të inteligjencës, mund t’i japë presidentit të zgjedhur më shumë argumente për të kundërshtuar vlerësimin e CIA-s, që ai e cilësoi qesharak.

Burimet e “Reuters” thonë se, edhe FBI-ja nuk e pranoi analizën e CIA-s, pasi rregulloret e Zyrës Federale të Hetimeve kërkojnë që të ketë prova të sakta për të ngritur një çështje gjyqësore.

“OBNI”, e cila drejtohet nga James Clapper, u krijua pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 për të mbikëqyrur agjencitë e inteligjencës, pasi këto të fundit u akuzuan atëherë për mungesë bashkëpunimi.

“Reuters” shkruan se zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare nuk thotë që CIA gabohet, por që nuk provon dot kedqashjen. Analistët thonë se kjo është mëse logjike, pasi agjentët nuk janë të pranishëm në vendimarrjen në Moskë, qëndrim i ndarë edhe nga “ODNI”.

Top Channel