Denoncimi i shoqërisë civile: Barriera burokratike dhe tatime të padrejta

13/12/2016 00:00

Shoqëria civile u kërkon përfaqësuesve të qeverisë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe fiskal të aktivitetit të organizatave jofitimprurëse.

“Ka ende situata problematike që në vend që të inkurajojnë, dekurajojnë shoqërinë civile. Bëhet fjalë për barriera burokratike, tatim taksa të padrejta dhe mungesë të stimujve fiskalë për aktivitete filantropike”, deklaroi Genci Pasko, nga grupimi TASCO.

Kërkesave të shoqërisë civile iu përgjigj ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. “Ekziston një këshill i quajtur Këshilli i Shoqërisë Civile, që do të përpiqet të përmirësojë kuadrin ligjor dhe fiskal për këtë kategori”, tha Klosi.

Ndërsa ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vllahutin kërkoi që zëri i shoqërisë civile të jetë akoma më i fortë në këtë moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shoh që nuk ka përfaqësues të Ministrisë së Financave. Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e grupeve vulnerabël, zhvillimi ekonomik, shërbimet bazë për të gjithë. Ka një vend për zngazhimin e shoqërisë civile në çdo reformë që po kryen Shqipëria”, tha Vlahutin.

Top Channel