Lakrat shiten lirë, fermerët po shkatërrojnë prodhimin
13/12/2016 00:00
Çdo dite, fermerët që shesin lakra në tregun e shumices në Divjakë kthehen sërish të ngarkuar në shtëpi. Ata ankohen se lakrat e bardha nuk u shitën në treg.
Një kilogramë lakër këtë vit kushton 4 deri në 6 lekë, ndërsa një vit më parë arrinte dhe 30 lek për kilogramë.
Një pjesë e fermerëve kanë vendosur ta punojë tokën, duke shkatërruar prodhimin ekzistues, pasi u duhet të fillojnë punën për të mbjellë një tjetër kulturë.
Grumbulluesit e prodhimeve bujqesore shprehen jashte kamerave se kjo gjendje është shkaktuar pasi tregjet e vendeve ku Shqipëria eksporton janë të tejmbushura në këtë kohë me prodhimet e veta.
Ata fajësojnë dhe fermerët, që sipas tyre nuk i mbjellin kulturat e duhura në kohën e përshtatshme.
Top Channel