Shoqëria civile, thirrje Kushtetueses: Qytetarët duan reformën

13/12/2016 00:00

Një grup organizatash të shoqërisë civile, të mbështetura nga USAID dhe nga Bashkimi Europian, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e ligjit të Vetting-ut.

“Tashmë që Komisioni i Venecias u shpreh zyrtarisht mbi pyetjet e adresuara, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë me përparësi çështjen e ligjit të Vetting-ut. Përveç interesit qytetar, zbatimi i reformës është parakusht për të ardhmen në Bashkimin Europian. Qytetarët e duan reformën, ndaj nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi Anisa Metalla, nga grupi “Drejtësi për të Gjithë”.

Deklarata vjen një ditë pasi Komisioni i Venecias bëri publik rekomandimin për Gjykatën Kushtetuese. Më herët edhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian por edhe Shteteve të Bashkuara kërkuan respektimin e këtij rekomandimi. Tani fjala i takon Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel