Monica Belluci shkëlqen në krevatin operistik

13/12/2016 00:00

Vitin e shkuar pushtoi mediat rozë duke u bërë partnerja më e moshuar e vajzave Bond, ndërsa këtë vit është kujdesur që të qëndrojë në qendër të vëmendjes për me rolin në dramën e Amazon “Mozart in the Jungle”.

Vitet kanë ndaluar për aktoren italiane Monica Belluci. 51-vjeçarja e luan rolin e Alessandras në dramën operistike, ku debutoi me disa skena të nxehta për t’u mbajtur mend me aktorin Gael Garcia Bernal.

Roman Coppola, njëri prej autorëve të veprës thotë se nuk është penduar aspak për përzgjedhjen e Bellucit në këtë rol, përkundrazi.

“Ajo ishte femra më e përshtatshme, femra e përkryer për këtë rol”, deklaroi ai.

Roman Coppola është djali i Francis Ford Coppola. Ky i fundit përfshiu Bellucin në filmin Dracula të 1992, ku aktorja italiane luajti rolin e njërës prej ‘nuseve’ të vampirit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel