Ecclestone për Rosberg: Largimi i tij e dëmton F1

13/12/2016 00:00

Tërheqja e Nico Rosberg nga garat e Formula 1 nuk është diçka pozitive për këtë botëror. Kjo është ajo që ka deklaruar Bernie Ecclestone për agjencinë e lajmeve PTI, i cili shtoi se mungesa e pilotit gjerman do të ndihet.

“Rosberg nuk ka popullaritetin e Hamilton, por është një pilot që pëlqehet. Mungesa e tij nuk i bën mirë Botërorit të Formula 1”, tha Ecclestone.

Mercedes tashmë i ka nisur kërkimet për pasuesin e Rosberg dhe emrat e parë që u shënuan në listë ishin Fernando Alonso e Sebastian Vettel. Dy hipoteza që u hodhën menjëherë poshtë duke qenë se McLaren dhe Ferrari nuk duan të privohen prej tyre.

Kështu që vëmendja e skuadrës gjermane bie mbi pilotin e Williams, Valteri Bottas, për të cilim Mercedes ka bërë edhe një ofertë të parë që mesa duket është refuzuar.

Top Channel