Makina e funeralit dëmton kabinën, pa energji 250 abonentë

13/12/2016 00:00

Një automjet i shërbimit funeral ka dëmtuar një kabinë të OSHEE duke lënë pa energji 250 abonentë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të marts në Kombinat, ku mjeti me targë AA 848 KN ka goditur një kabinë. Për rrjedhojë është dëmtuar rëndë transformatori që furnizon me energji pjesën qëndrore të Kombinatit dhe rethinat e tij.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 250 abonentë në këtë zonë.

Top Channel