Policia rrugore, operacion në 12 qarqe

13/12/2016 00:00

Policia e Shtetit ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni ka nisur në mesditë dhe ka zgjatur deri në orën 13 e 30 minuta. Policia e qarkullimit rrugor është mbështetur nga forcat për kujdesjen e rendit, FNSH dhe njësitë Shqiponjat.

Sipas një njoftimi për shtyp, në këtë operacion janë angazhuar rreth 1.200 punonjës policie në total, të cilët kanë ngritur 205 pika kontrolli në gjithë vendin. Aksioni ka patur si synim goditjen e paligjshmërisë, kryesisht ndëshkimin për mos vendosjen e rripit të sigurimit në timon.

Konkretisht, efektivët e përfshirë janë ndarë në këtë mënyrë në qarqet e vendit:

Qarku Tiranë: 350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë.

Qarku Durrës: 120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku Lezhë: 100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot.

Qarku Shkodër: 80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës.

Qarku Kukës: 50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has.

Qarku Dibër: 50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë.

Qarku Elbasan: 80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas.

Qarku Korçë: 80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik.

Qarku Fier: 80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh.

Qarku Gjirokastër: 60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj.

Qarku Berat: 60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë.

Qarku Vlorë: 90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë.

Top Channel