Gjykata e Lartë kthen çështjen “Vollga” në Apel

13/12/2016 00:00

Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Durrësit dosjen e ish-hotel “Vollga”, një histori e cila po zgjat prej vitesh në gjyqësor e që tashmë, përveçse çështje civile është edhe nën hetim penal nga Krimet e Rënda.

Në proces nuk kishte asnjë përfaqësues, si nga paditëse, shoqëria “Saudi Brothers Commercial”, ashtu edhe nga pala e paditur, Zamnir Hasa dhe ZRRP Durrës.

Gjykata e Lartë la gjithashtu në fuqi masën e mëparshme për mos tejtërsimin e pronësisë së ish-hotelit derisa të përfundojë shqyrtimi në themel i gjykimit.

Gjithashtu, kjo pronë nuk mund të regjistrohet në hipotekë derisa gjyqësori të ketë një vendtim të formës së prerë për konfliktin mes shoqërisë arabe, që këmbgëngul se e ka blerë njëherë ish-hotelin dhe shtetasit Zamnir Hasa, që pretendon se është trashëgimtar i vetëm i saj.

Por aktualisht për godinën ka edhe një vendim sekuetsroje nga prokuroria, pasi ka dyshime për mënyrën sesi arabët i dhuruan Emiliano Shullazit 20 për qind të kësaj prone, si një formë mirënjohjeje për mënyrën se si ishte zgjidhur konflikti.

Prokuroria nuk ka dalë ende me një rezultat edhe për hetimet ndaj tre gjyqtarëve në Durrës, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, trupa gjyqësore në kohën që pritej shyqrtimi në Gjykatën e Lartë, Gjykata e shkallës së parë e Durrësit urdhëroi hipotekën të regjistronte ish-hotelin me pronar Muhamed Abdullah Bavazer, që është përfaqësues i shoqërisë arabe.

Top Channel