Kim kënaq fansat

13/12/2016 00:00

Grabitja miliona dollarëshe apo problemet në jetën bashkëshortore me Kanye West, do ta mbanin larg vëmendjes së publikut Kim Kardashian, kanë gabuar.

Me të brendshme dhe me një peliçe, pa mbathur asnjë rrobë më shumë, Kim Kardashian është modelja që prezantoi videon e kalendarit të revistës “Love”.

Me regji të James Lima, Kim nën efektin e dritave nxjerr në pah linjat e saj të famshme tashmë, ndërsa mban veshur të brendshmet e linjës së famshme “Agent Provocateur”.

Cili është mesazhi i videos? Paqe në tokë…këtë kërkon të përçojë Kim me shfaqjen e saj të parë në publik pasi ajo dhe familja e saj i janë shmangur maksimalisht vëmendjes mediatike. Madje edhe postimet e saj aq të dashura nëpër rrjete sociale mbajnë datën e fundit 2 tetor.

Top Channel