Kombëtaret U17 e U19 mësojnë rivalët në kualifikuese

13/12/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare dhe ajo kosovare e kategorive U19 dhe U17 kanë mësuar fatin e tyre në rrugën e kualifikimit europian të sezonit 2017/2018.

Në shortin e hedhur nga UEFA, 19-vjeçarët kuqezinj janë vendosur në Grupin 12, me Ukrainën, Norvegjinë dhe Malin e Zi, ndërsa ata të Kosovës në Grupin 6 me Austrinë, Izraelin dhe Lituaninë.

Dy të parat e çdo grupi do t’i bashkohen Spanjës dhe Portugalisë në Raundin Elitë, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në vitin 2018.

Ndërsa në Kategorinë U17, kombëtarja shqiptare ndodhet në Grupin 2 së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Përsa i përket Kosovës, ajo ndodhet në Grupin 9 me Holandën, Uellsin dhe Hungarinë.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin më 19 nëntor të 2017 dhe 2 skuadrat e para të çdo grupi, së bashku me 4 të tretat më të mira do t’u bashkohen Gjermanisë e Portugalisë në Raundin Elitë.

Top Channel