I ftohti mbërthen SHBA

13/12/2016 00:00

Që nga dhjetori i vitit 2013, në Shtetet e Bashkuara këtë e kanë cilësuar si dimrin më të acartë.

Dëbora e madhe dhe temperaturat e akullta kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të vendit  kanë reduktuar masivisht lëvizjet e njerëzve. Rrugët kanë ngrirë, shumë shkolla janë mbyllur po ashtu edhe qindra fluturime janë anuluar në Çikago. Disa fluturime që u zhvilluan janë raportuar se kishin përjetuar rreziqe të mëdha.

Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik bora në Çikago ka arritur në nivelin 25 cm, në Miçigan 28 cm dhe ne Minesota trashësia e saj arrin në 24 cm.

Stuhia e akullt tani është nisur për në verilindje të SHBA-së. I cilësuar si i ftohti i arktikut ai mendohet se do të zgjasë. Temperaturat ekstremisht të ulëta vijnë pas një nga periudhave më të ngrohta që vendi ka përjetuar ndonjëherë, si pasoje kjo direkte e ngrohjes globale që është përjetuar anë e mbanë botës.

FOTO GALERI
1/13
Që nga dhjetori i vitit 2013, në Shtetet e Bashkuara këtë e kanë cilësuar si dimrin më të acartë.

Top Channel