Marrëdhënie seksuale me të mitura, arrestohen 3 të rinj

12/12/2016 00:00

Policia e Tiranës arrestoi tre të rinj, të cilët kishin kryer marrëdhënie seksuale me të mitura.

Policia konstatoi drejtimin e një mjeti “Benz Mercedes” në “Fushë Prezë”, nga një 17-vjeçar, i cili rezultoi se nuk kishte patente.

Ai qarkullonte së bashku me dy shokë të tij 19-vjeçar, si edhe një vajzë të mitur 14 vjeçare, banuese në Tiranë.

Pas verifikimit të të rinjve dhe të minorenes policia ngriti dyshimet se ata kishin kryer me të marrëdhënie seksuale.

Pas marrjes në pyetje në komisariatin e policisë, rezultoi se të tre të rinjtë kishin kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, ndaj dhe ndaj tyre u krye arrestimi në flagrancë.

Top Channel