Debati për “Call Center”, ambasadori: S’mbyllen; shoqatat mosbesuese

12/12/2016 00:00

Kompanitë “Call Center” po eksplorojnë mundësi zgjidhje, pas miratimit të ligjit që vështirëson operimin e tyre nga shteti shqiptar.

“Po shohim mekanizma te tjerë brenda ligjit për të minimizuar kostot, një nga këto është hapja e një selie në Rumani apo në një shtet tjetër të BE që të mundësojë kontratën po direkte me atë shtet dhe puna po të bëhet në Shqipëri, nëse do ketë ekzistojë edhe një fije floku mundësie një pjesë e punës do kalojë përmes Rumanisë”, shprehet Gent Drenova, kryetar i shoqatës së “Call Center”.

Një tjetër mundësi është operimi përmes një kompanie ndërmjetësimi.

“Nëse kishim një kontratë direkte me Italinë tani do kemi një ndërmjetës, një kompani punësimi që garanton këto kontrata pune, punëson dikë tjetër dhe merr përsipër vetë një kompani italiane ndërmjetësimi apo shqiptare që ta outsource shërbimin përmes një kompanie tjetër futet në lojë një kompani tjetër që sërish rrit kostot dhe kërkon mbikëqyrje më të thellë sepse rregullat duhet të zbatohen njësoj”, thotë Drenova.

Pavarësisht se ligji pritet të ulë volumin duke çuar në reduktim të numrit të të punësuarve, kompanitë e mëdha nuk shohin rrezik.

“Nëse bie fluksi punës nga Italia mund të ketë shkurtim të vendeve të punës dhe emigrim nga një “Call Center” në një tjetër, do mbyllen kompanitë që nuk e përballojnë”, tha Gent Drenova.

“Nuk shoh as vend për panik, kompania jonë ka mbi 3000 të punësuar dhe jemi në zgjerim duke kërkuar persona të rinj. Kjo mund ta vështirësojë por pjesa më e madhe e dinë që kontaktohen nga Shqipëria”, tha Blenard Daci, drejtues i një kompanie.

Top Channel