Çiklizëm, mbyllet viti i suksesshëm sportiv

12/12/2016 00:00

Pjesëmarrja në shumë turne ndërkombëtare dhe ngritja e dukshme e nivelit të sportistëve ka shtyrë Federatën Shqiptare të Çiklizmit të bëjë një bilanc të vitit kalendarik dhe të arritjeve në këtë disiplinë.

Regjistrimi i seleksionit përfaqësues në një ekip profesionist dhe te njohur nga UCI, ishte temë e takimit të komisarëve dhe drejtuesve të FSHÇ.

Në ceremoni u vlerësua brezi i ri i çiklistëve si Eugert Zhupa që së fundmi u vlerësua edhe jashtë vendit për pjesëmarrjet e tij në turne madhor si Xhiro e Italisë.

Por bërthama e ekipit kombëtar ka njohur rritje me talente si Ylber Sefa, Redi Halili apo Besmir Banushi.

Federata shprehu falënderime për Kampionatin Ballkanik dhe Europian duke premtuar se në 2017 do të ketë të tjera rezultate të mira sportive. Objektiv afatgjatë do jetë Olimpiada e 2020 me të paktën 3 çiklistë në Tokio.

Top Channel