“Hakmarrja”, kanguri godet gjithçka në emisionin televiziv

12/12/2016 00:00

Videoja e një punonjësi të një kopështi zoologjik në Australi që goditi me grusht një kangur për të shpëtuar qenin nga mbërthimi që i kish bërë kafsha, u shpërnda me shpejtësi në internet dhe risolli në kujtesë një tjetër moment, ku sërish protagonist është një marsupial.

Në një emision televiziv të viteve ’80 në Shtetet e Bashkuara i ftuar i pazakontë ishte i njohuri si Killer Willard, një kangur muskuloz dhe agresiv.

Ai ndodhej në studio së bashku me trajneren e tij dhe me bashkëshortin e saj që u kujdes që ta mbante atë gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Por ky mision i bashkëshortit dështoi dhe Willard nisi të godasë pa dallim gjithçka në studio.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel