Belgjikë, histori “rozë” në Ministrinë e Brendshme

12/12/2016 00:00

Një nëpunëse e Ministrisë së Brendshme belge është pezulluar nga detyra, për shkak se disa foto pornografike të saj u gjendën në zyrë dhe në ashensorët e institucionit.

Gruaja ka punuar për 6 vite në këtë ministri, e këmbëngul se fotot janë diçka private që nuk kanë të bëjnë aspak me punën e saj, siç thonë raportet belge. Megjithatë, drejtuesi i saj këmbëngul për të kundërtën, duke thënë se fotot e publikuara edhe në “Twitter” përfshijnë qartësisht edhe vet ministrinë.

Punonjësja e dërgoi këtë çështje në gjykatë përmes një ankimimi, por edhe institucioni i drejtësisë vendosi kundër saj.

E përshkruar si punonjëse administrative, gruaja e paidentifikuar ende, sipas së përditshmes belge “Het Laatste Nieuws”, thuhet se është shfaqur për herë të parë në një raportim të “French TV” që kishte të bënte me meshkujt dhe gratë që ofronin shërbime seksuale.

Fotot më pas u publikuan në internet, aty ku punonjësja shfaqet e zhveshur brenda zyrës dhe ashensorëve të Ministrisë së Brendshme, të ndodhur në “Boulevard de Waterloo”, në qendër të Brukselit.

Duke u tërhequr përpara shefit të saj, thuhet se ajo ka dorëzuar laptopin dhe kartën e identitetit të ministrisë, e tashmë qëndron në shtëpi si një person i pezulluar nga puna, pa të drejtë page.

Gruaja e përfshirë në këtë “incident” akuzon ministrinë se po cënon jetën e saj private me “masa hakmarrëse”, të cilat kanë dëmtuar gjithashtu edhe reputacionin e saj profesional, sipas asaj që bën të ditur “Het Laatste Neuws”.

Avokati i saj nuk ka komentuar mbi ngjarjen, por vet ajo është cituar të ketë thënë se “po trajtohet si një person i lebrosur”, duke këmbëngulur se gëzon ende mbështetjen e kolegëve të saj.

Media belge ka njoftuar gjithashtu se drejtori Benoit Breyne ka vendosur ta pezullojë punonjësen përkohësisht, në pritje të hetimeve.

Top Channel