Fluturimi më i gjatë në botë? 17 orë

12/12/2016 00:00

Nga marsi i 2018 do të mund të fluturoni nga Londra në Perth me linjë direkte fluturimi, për 17 orë. Këto janë kërkesat e teknologjisë moderne!

Qantas do të ketë Boeing 787-9 Dreamliners nga aeroporti i Heathrow në atë të Perth të Australisë, duke udhëtuar rreth 15 mijë kolemtra në 17 orë, me shërbimin e ri nga marsi 2018.

Ky do të jetë fluturimi më i gjatë përreth botës, duke tejkaluar atë të Emirateve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Auckland, i cili përshkruan 14 mijë kilometra për 16 orë dhe 35 minuta. Për momentin nga Londra deri në perth mund të fluturoni por me tranzit në mes të udhëtimit.

Udhëtimi pritet të jetë 14 herë në javë. “Kur Qanta krijoi rrugën Kangaroo për në Londër, në 1947, i duheshin katër ditë dhe 9 ndalesa. Ndërsa tani do të jetë vetëm 17 orë pa asnjë ndalesë. Australianët nuk kanë pasur asnjëherë linje direkte për në Europë më parë, kështu që kjo sjell mundësi të mëdha. Është një lajm i mirë për udhëtarët, pasi do ta kenë më të lehtë të vijnë në Londër. Gjithashtu është një lajm i madh për Australinë Perëndimore pasi do të sjellë punë dhe turizëm”, ka thënë Alan Joyce, shefi ekzekutiv i Qanta. Bileta e parë do të shitet në prill të 2017.

Top Channel