Gruaja më e shëndoshë në botë do të operohet

12/12/2016 00:00

Ajo peshon 500 kg dhe është gruaja më e shëndoshë në botë. Më në fund pak shpresë për Eman Ahmed, e cila ka mundësinë që të shpëtojë jetën duke udhëtuar nga Egjipti drejt Indisë, ku aty do t’i nënshtrohet dy operacioneve në 3 vite.

“Eman nuk ka pasur një jetë si gjithë të tjerët, ajo ka luftuar me sëmundjen për 36 vite”, thotë motra e saj, Shaima Ahmed, për “CNN”-in.

E konsideruar si gruaja më e shëndoshë në botë, ajo ka 20 vite pa dalë nga shtëpia, në pamundësi për të komunikuar apo për të lëvizur, Eman i kalon ditët e mbyllur brenda katër mureve.

Që prej klasës së 5-të fillore, ajo nuk shkoi më në shkollë, ndërsa ecte këmbadorazi për shkak të mbipeshës. Një hemorragji cerebrale 2 vite më parë e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e 36-vjeçares.

Por është pikërisht interneti, ai që po e ndihmon Emanin. Një fushatë e gjerë nëpër rrjete sociale e nisur nga motra e saj që kërkonte ndihmë për të, ra në syrin e një prej kirurgëve më të njohur në Mumbai.

Dr. Muffazal Lakdawala mblodhi gjithashtu fonde, që Emani të fluturonte për në Indi, me objektivin që të reduktojë peshën e saj me të paktën 100 kg. Doktori është i vetmi mashkull në ekipin mjekësor që do t’i shpëtojë jetën Emanit. I gjithë stafi i krijuar posaçërisht për të janë femra, për shkak se Eman, e cila vjen nga një vend mysliman, e kishte shprehur si një nga të paktat kërkesa të saj.

Top Channel