Turqi, shënon gol dhe feston me policët

12/12/2016 00:00

Yasin Oztekin, lojtar i Gallatasarajit në kampionatin turk të futbollit, ka vendosur që golin e tij në ndeshjen ndaj Gaziantepsporit ta festojë me forcat e rendit në stadium.

Ky gjest vjen pas masakrës së ditës së shtunë, kur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit pati një shpërthim të fortë që shkaktoi rreth 40 viktima, mes të cilëve shumica policë.

Oztekin shënoi dhe vrapoi për të festuar me publikun, por, pasi vuri re disa agjentë policie, në fillim i përshëndet si ushtarakët e më pas i përqafon vëllazërisht.

Një moment mallëngjyes për të kujtuar viktimat e atentateve.

Top Channel