“Kryt nalt” merr kreun e “The Top List”

11/12/2016 00:00

Që në javën e parë të publikimit, “Kryt nalt” jo vetëm u bë pjesë e “The Top List” por ajo menjëherë u pozicionua mjaft mirë në klasifikim.

Për këtë projekt muzikor, 2PO2 bashkoi fuqitë me Unikkatil, duke sjellë një këngë e cila nuk ka vetëm një muzikë të bukur por edhe një mesazh të fuqishëm. Është një lloj revolte e akumuluar prej 17 vitesh, pas luftës së Kosovës, që i bëhet sistemit momental që nuk sjell asnjë risi për popullin.

Këtë javë “Kryt nalt” ka marrë kreun e klasifikimit, duke u ngjitur me 34 pozicione krahasuar me javën e kaluar.

Të njëjtin sukses ka patur edhe kënga më e re e Majk, “Fund”, e cila është ngjitur  gjithashtu me 34 pozicione dhe është renditur në vendin e dytë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, për këtë javë nuk ka patur asnjë të tillë. Duket se artistët janë gati t’i dedikohen festave të fundvitit.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 52-të e “The Top List”, Top Awards:

1. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
2. Majk – Fund
3. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
4. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
5. Stanaj – Ain’t Love Strange
6. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
7. Ledri vula – A jena mire
8. Janex ft. Dabo – Wannabe
9. Gjiko – Je shku
10. Majk – Kcen
11. Besa ft. Flori – 123
12. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
13. Era Istrefi – Bonbon
14. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
15. Sant & Marly – Ne Yo
16. Elvana Gjata – Njesoj
17. Getinjo ft. Kida – Ku je
18. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
19. Xuxi – Seven Days
20. Butrint Imeri – E jona
21. Ledri Vula – Kings
22. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
23. Getinjo ft. Nika – Njeri
24. Bojken Lako – Sekret
25. Alban Skenderaj – Engjell
26. Samanta – Si Ai
27. G4shi – Rose Gold
28. NRG Band – Mos ma le fajin
29. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
30. Gilespie – Aq me ben
31. Lyrical Son – I re pishmon
32. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
33. Xhensila – High Love
34. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
35. Ylli LImani – Pritem se po vi
36. Oborri – Alfabeti ecen vete
37. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
38. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
39. Dafina feat. Rinor – Bottles up
40. Alban Skenderaj – Duart Lart
41. Lumi B – Aha aha
42. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
43. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
44. Venera ft. Lind – Siento Amor
45. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashur
46. Tuna – Bermuda
47. Nora Istrefi – Majem
48. Keisi – Sa larg
49. Flaka Krelani – Fire
50. Evi Reci – In my Room

Top Channel