Diego Costa rikthen Chelsean në krye

11/12/2016 00:00

Chelsea u rikthye në krye të klasifikimit të Premier League pas fitores së nëntë radhazi ndaj West Brom. Blutë e Antonio Conte vuajtën shumë për të gjetur golin, pavarësisht dominimit të ndeshjes për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të miqve.

Diego Costa shënoi të vetmin gol 14 minuta nga fundi dhe tani Chelsea kryeson e vetme, 3 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe 7 më tepër se Liverpool i treti dhe City i katërti.

Mbrojtësi Gareth McAuley nuk arriti të largonte një top që Costa ia rrëmben dhe shënon një supergol që e çon atë në kuotën e 12 të tillëve në 15 ndeshje dhe është i vetëm në krye edhe të listës së golashënuesve në kampionatin anglez.

Ndeshja e ardhshme për blutë është transferta ndaj Sunderland, një ekip që po kalon në një periudhë të vështirë dhe ku Chelsea mbetet favorit për të marrë 3 pikë të reja.

Top Channel