Simulimi qesharak i Leo Messit (Video)

11/12/2016 00:00

Leo Messi simuloi shëmtuar në ndeshjen që Barcelona fitoi 3-0 në fushën e Osasunës.

Ylli argjentinas u hodh pa u prekur aspak nga kundërshtari, por menjëherë u ngrit pa protestuar, madje duke bërë shenjë me dorë që nuk bëhej fjalë për faull.

Edhe pse gaboi me simulimin, Messi dha një shembull “fair play” që nuk është shumë i zakonshëm në futbollin e sotëm.

Messi shënoi dy gola në takimin e zhvilluar ditën e shtunë.

Top Channel