Komedia gjermano-austriake “Toni Erdmann” dominoi në ceremoninë e  “European Film Awards”, në Poloni, duke rrëmbyer trofetë në kategoritë kryesore.

Ajo u shpall si “filmi më i mirë”, e gjithashu u vlerësua për regjinë, skenarin, aktorin dhe aktoren më të mirë. Filmi përqëndrohet rreth marrëdhënies at e bijë, e sipas regjisores Maren Ade, tema universale mund të jetë çelësi i suksesit të tij.

“Është shumë e vështirë të thuash se përse filmi yt është i suksesshëm. Por besoj se historia është një element thelbësor. U përpoqa të krijoj një film të hapur ndaj perspektivave të ndryshme në mënyrë që çdo shikues ta gjejë veten aty”, tha Maren Ade, regjisore.

Aktori Pierce Brosnan mori çmimin e nderit për arritjet në kinemanë botërore, një vlerësim ky që e ka bërë të reflektojë.

“E kam shijuar udhëtimin përgjatë të gjithë rrugës. Çdo punë ka një rëndësi të madhe për mua dhe i jam dedikuar me gjithë shpirt”, tha aktori Pierce Brosnan.

Si aktorët më të mirë u shpallën Peter Simonischek dhe Sandra Huller, të dy protagonistë të filmit “Toni Erdmann”.

Top Channel