Leicester i tregon City-t kush janë kampionët

10/12/2016 00:00

Claudio Ranieri i jep një leksion të mirë futbolli Pep Guardiola-s. Në “King Power Stadium”, Leicester u kujtoi të gjithëve se është ende skuadra kampione e Anglisë edhe pse në këtë sezon nuk ka shkëlqimin e atij të kaluar.

Skuadra e “dhelprave” arriti të thyejë “citizens” 4-2, duke marrë 3 pikë që e ngjisin atë në vendin e 14 me 16 pikë.

Në pjesën e parë Leicester ishte një furtunë e vërtetë. Armatës së Claudio Ranierit iu deshën vetëm 3 minuta për të zhbllokuar rezultatin me anë të Jamie Vardy-t. Manchester City ishte ende i shokuar nga ky fillim i vrullshëm i kampionëve të Anglisë, kur panë që të pësonin edhe golin e dytë me anë të King.

Vuajtjet nuk kishin të përfunduar për “citizens”, të cilët në minutën e 20 pësuan edhe golin e tretë me Vardy, për të cilin ky ishte goli i tij i dytë në këtë sfidë.

Në pjesën e dytë, Leicester gjeti kohën për të shënuar edhe një gol tjetër me autor Jamie Vardy, i cili plotësoi tripletën personale të ndeshjes.

Manchester City pati një lloj reagimi në 10 minutat e fundit kur shënoi edhe 2 gola, fillimisht me Kolarov e më pas me Noliton, por ishte tepër vonë. Llogaritë e sfidës u mbyllën me rezultatin 4-2 me Manchester City-n që e sheh veten në vendin e katërt me 30 pikë, ndërkohë që renditja e Premier League kryesohet nga Arsenali e Chelsea që për momentin janë me pikë të barabarta.

Top Channel