Rusia: Po rritet ndjeshëm eksodi nga Alepo

10/12/2016 00:00

Eksodi nga zonat lindore të Alepos që kontrollohen nga rebelët vazhdon të rritet, ndërsa forcat e ushtrisë siriane vazhdojnë përpjekjen për të marrë kontrollin e të gjithë qytetit.

Sipas zyrtarë rusë të mbrojtjes, rreth 50 000 civilë kanë braktisur zonat rebele gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa më shumë se 1 000 rebelë kanë dorëzuar armët të përballur me avancimin e forcave pro qeveritare.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat siriane kanë ndërprerë ofensivën e tyre për të lejuar evakuimin e civilëve përmes korridoreve humanitare drejt zonave që kontrollohen nga qeveria. Por raportet e fundit nga zonat rebelë thonë se ato po goditen vazhdimisht nga sulme ajrore.

Duket se këtë besojnë edhe fuqitë perëndimore, që i kanë kërkuar Sirisë dhe Rusisë të lejojnë njerëzit të largohen nga Alepo.

Sipas SHBA, e cila mori pjesë në një takim me vende evropianë dhe disa vende arabe, Rusia dhe Asad duhet të tregojnë pak humanizëm, pavarësisht pozicionit dominues që kanë në konflikt. Sipas ushtrisë ruse, qeveria siriane tashmë kontrollon 93% të Alepos.

Pavarësisht shifrave, është e qartë se zonat rebelë tkurren çdo orë e më shumë, diçka që pranohet edhe nga OKB, e cila ngriti alarmin se rreth 100 000 njerëz janë ngjeshur në territorin rebel në zvogëlim në lindje të Apelos, ku nuk kanë ushqim dhe as ndihmë mjekësore.

Top Channel