Leipzig i dorëzon kreun Bayern-it

10/12/2016 00:00

Bayern Munchen mori një fitore të thellë 5-0 ndaj Wolfsburg-ut në Bundeslinën gjermane dhe fal edhe humbjes së Leipzig ndaj Ingolstadt, rimerr kreun e renditjes edhe pse me pikë të barabarta.

Rezultoi një ndeshje e lehtë ndaj Wolfsburg për skuadrën e drejtuar nga Ancelotti në “Allianz Arena”. Robben dhe Lewandowski ishin autorë të dy golave të pjesës së parë, por megjithatë edhe në 45 minutat e dyta kampionët e Gjermanisë nuk u ndalën duke arritur të realizojnë edhe 3 gola të tjerë. Polaku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij e ndërsa më pas shënuan edhe Muller dhe Costa për një fitore të thellë të bavarezëve.

Atëherë kur të gjithë menduan se Leipzig, surpriza e këtij sezoni në Gjermani, do të merrte një fitore të lehtë, ata u ndalën në fushën e Ingolstadt-it me rezultatin minimal 1-0.

Ndërkohë, Koln-i i Mërgim Mavrajt ishte shumë pranë fitores ndah Dortmundit, por një gol i Reus në fundin e ndeshjes i hoqi nga duart tre pikët skuadrës me të cilën luan edhe mbrojtësi shqiptar.

Pas javës së 14 në klasifikimi në Gjermani udhëhiqet nga Bayern me pikë të barabarta me Leipzig me nga 33, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Hertha me një ndeshje më pak.

Top Channel