Heidi Klum zhvishet për kalendarin “Love”

10/12/2016 00:00

Ajo e ka lënë pak pas dore modelingun për t’u fokusuar më tepër tek biznesi i saj, por Heidi Klum e ka vërtetuar se ende nuk e ka humbur shkëlqimin e saj duke pozuar në një mënyrë tepër provokuese për kalendarin “Love”.

Teksa është zhveshur plotësisht, supermodelja 43-vjeçare ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm teksa shtrihet në një vaskë.

Në videoklipin e kësaj reklame, me regji të Rankin, Klum shfaqet teksa zbavitet në ujë dhe luan me shkumën, duke treguar çdo pjesë të trupit.

Top Channel