Kukësi mposht Flamurtarin dhe merr kreun, Luftëtari surprizon Vllazninë

10/12/2016 00:00

Një gol i shënuar nga Emini në pjesën e parë i ka mjaftuar Kukësit për të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur i vetëm në krye të klasifikimit të kategorisë Superiore.

Në “Zeqir Ymeri” vendasit zhvilluan një ndeshje të mirë, por ndaj Flamurtarit gjithsesi nuk rezultoi e lehtë fitorja. Pas golit të shënuar në minutën e 23 nga Emini, Flamurtari bëri përpjekje për të gjetur barazimin, por për ta rezultoi një mision i pamundur të shënonin në portën e kuksianëve.

Me këtë fitore, Kukësi ngjiten në kuotën e 31 pikëve, dy më shumë se kampionët e Skënderbeut, të cilët një ditë më parë u ndalën në një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës.

Luftëtari i Gjirokastrës bëri suprizën në këtë javë të Superiores duke fituar me rezultatin 2-3 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendase.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte Faife autor i golit që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme gjirokastritëve.

Top Channel