Alvaro Morata, jo më beqar

10/12/2016 00:00

Alvaro Morata vendos t’i bashkohet klubit të futbollistëve të martuar. Sulmuesi i Realit të Madridit përfitoi nga rasti që ishte i pranishëm në një spektakël magjie në Madrid për t’i propozuar martesën së dashurës së tij Alice Campello.

Gjithçka ndodhi në praninë e prestigjiatorit Pop, i cili mundësoi që futbollisti të ngjitej në skenë së bashku me Alicen për të qenë pjesëmarrës në një truk magjie. Në atë moment Morata u ul në gjunjë dhe me një unazë në dorë bëri propozimin që u pranua nge e fejuara e tij.

Alvaro Morata nuk e la me kaq. Sulmuesi 24-vjecar përdori edhe rrjetet sociale për të zyrtarizuar hapin e ndërmarrë në jetën personale duke publikuar një foto të dorës së Alices me unazën që ai i kishte dhuruar.

Top Channel